Manchester United janë të gatshëm të paguajnë mbi 30 milionë për sulmuesin e Salzburg

Manchester United janë të gatshëm të paguajnë mbi 30 milionë për sulmuesin e Salzburg, Benjamin Sesko i cili është duke treguar formë fantastike me klubin austriak.

Fillimisht skuadra e Red Bull Salzburg nuk dëshironin largimin e tij këtë edicion, por një super ofertë nga Djajtë e Kuq pritet të mbërrijë në orët ose ditët në vijim, transmeton Gazeta OLLE.

Sipas mediumeve më të famshme në ishull, United janë shumë të interesuar për sulmuesin 19 vjeçar, i cili dhe në fazën para-sezonale shkëlqeu, madje duke i shënuar gol Liverpool.

Për Sesko janë të interesuara disa nga skuadrat më të mëdha evropiane, por siç duket e ardhmja e tij do të jetë në Old Trafford, gjithashtu Chelsea janë duke e monitoruar nga afër situatën.

/Gazeta OLLE/

Arbër Zeneli shënon gol fantastik, i gatshëm të ‘shpërthejë’ në edicionin e ri

Skandaloze, gjyqtarja femër goditet nga një futbollist me grusht (Video)