Manchester United ka triumfuar në një ndeshje dramatike kundër Bodø/Glimt me rezultatin 3-2 në kuadër të grupit në UEFA Europa League.
Lojtari i Ndeshjes: Rasmus Højlund ishte protagonisti kryesor, duke marrë vlerësimin maksimal 9.4, shkruan Gazeta OLLE.
Ai tregoi një performancë mbresëlënëse dhe vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij për ekipin.
Pavarësisht një fillimi të furishëm nga Manchester United, skuadra e Ruben Amorim pati vështirësi në pjesën e parë, duke pësuar dy gola të shpejtë. Por në pjesën e dytë, skuadra u rikthye fuqishëm, me Højlund që tregoi aftësitë e tij për të zgjidhur ndeshjet në momente kyçe.
Nga ana tjetër, Bodø/Glimt tregoi kurajo të madhe dhe organizim të mirë taktik, por nuk mundi t’i përballojë intensitetit dhe cilësisë së lojtarëve të United.