Manchester United fiton me vështirësi ndaj Crystal Palace

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Crystal Palaces me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Ndeshja nisi në favor të Djajve të Kuq që fituan penallti që në minutën e gjashtë.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Bruno Fernandes që shënoi për 1-0.

Manchester United kishte disa raste në pjesën e parë për të shtuar epërsinë, por Wout Werghost, Marcus Rashford dhe Fred nuk ishin të saktë.

Krejt cka bën mysafirët ishte një goditje e Jeffrey Schlupp, por që u prit nga David de Gea.

Djajtë e Kuq arritën të shënonin golin e dytë në ndeshje në minutën e 62-të, kur Luke Shaw gjeti Rashfordin, i cili shënoi për 2-0.

Por gjërat u komplikuan për gjigantin anglez në minutën e 70-të, kur Casemiro u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Nga kjo përfunduan mysafirët, kur shënuan në minutën e 76-të me Jeffrey Schlupp për  2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Manchester United mori fitoren e 13-të sezonale, dhe me 42 pikë është në vendin e tretë.

Wolves trondit Liverpoolin dhe ia thellon krizën

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris