Manchester United dërgon ofertë zyrtare në drejtim të Ronaldos

Cristiano Ronaldo është afër rikthimit te Manchester United.

Ronaldo ishte afër kalimit te Manchester City, me qytetarët të cilët u larguar nga gara në momentet e fundit, shkruan Gazeta Olle.

Hyrja në garë e ‘Djajve të Kuq’ ndryshoi gjithçka dhe tani ylli portugez është shumë afër rikthimit në “Old Trafford”.

Gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano raporton se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes sapo ka pranuar një ofertë zyrtare nga United për lojtarin e tij.

Marrëveshja është shumë afër të ndodhë pasi edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’iu ribashkuar Manchester Unitedit.

 

/Gazeta Olle/

Behar Maliqi flet për atmosferën e klubit, ka një paralajmërim për Gjilanin

Refuzoi Shqipërinë me pretendimin se do të bëhej lojtar i madh në arenën europiane, shikoni ku ka përfunduar sulmuesi