Manchester United bën goditjen e madhe për sulmin për 75 milionë euro

Manchester United do të ketë së shpejti një numër nëntë të ri. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë gjetur akordin me kolegët e tyre të Atalantës për shërbimet e Rasmus Hojlund. Talenti danez do t’i kushtojë plot 75 milionë euro anglezëve teksa 65 milionë euro do të paguhen menjëherë ndërsa 10 të tjera janë parashikuar të jepen në formën e bonuseve.

Ishte trajneri Erik ten Hag ai i cili këmbëngulte për një sulmues në organikë dhe kështu drejtuesit e zbatuan dëshirën e holandezit duke i vendosur në dispozicion një talent të pastër si 20-vjeçari. Pritet që Hojlund të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, me opsionin për ta rinovuar edhe me një tjetër vit.

Në orët e ardhshme, dy klubet do të shkëmbejnë edhe dokumentet e më pas Hojlund mund të udhëtojë drejt Manchesterit të për të kryer vizitat mjekësore. Në vetëm një sezon si pjesë e Atalantës, Hojlund ia doli të shndërrohej në një faktor për bergamaskët duke shënuar nëntë gola e duke dhuruar katër asiste në 32 ndeshje të Serisë A.

Fitore e madhe e Kosovës në udhëtim te Zvicra

Paratë e sheikëve në Arabi, Guardiola apel klubeve evropiane: Bëni kujdes me futbollistët