Manchester City pëson humbje nga Southampton dhe eliminohet nga EFL Cup

Manchester City është befasuar nga Southamptoni në çerekfinalen e EFL Cup.

Vendasit e Southampton kanë arritur të triumfojnë me rezultat të pastër 2-0 përballë kampionit në fuqi të Anglisë.

Vetëm pas 23 minutave lojë, Mara shënoi një gol të bukur për t’i kaluar vendasit në epërsi.

Ndërkohë pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për Southampton, kur realizoi Djenepo për 2-0.

City deri në fund tentoi të rikthehej në lojë, por vendasit u mbrojtën mirë dhe siguruan fitoren.

Kësisoj Southampton kalon në gjysmëfinale të EFL Cup ku janë edhe Manchester United, Nottingham Forest dhe Newcastle United. /Gazeta Olle/

Altin Aliu mund të përfundojë te Ballkani si zëvendësues i Ermal Krasniqit

Reali shkon në finale të Superkupës së Spanjës, mposht Valencian pas ekzekutimit të penalltive