Manchester City i ‘bën të fala’ Chelseat (VIDEO)

Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Newcastlet në kuadër të Premierligës, me rezultat të thellë 5:0. Pjesën e parë vendësit e përmbyllën me tre gola epërsi, pas golave të Sergio Agueros, Samir Nasrit dhe Edin Xhekos.

Në pjesën e dytë, David Silva me dy gola e vulosi rezultatin përfundimtar, 5:0. Në këtë mënyrë, City iu ka afruar në pesë pikë liderit momental, Chelseat.