Manajt e Baftiut iu deshën 28 javë, Daku e bënë në vetëm 7!

Rekordi monstruoz i Mirlind Dakut është shumë i jashtëzakonshëm për futbollin kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi gjilanas ka realizuar plotë 14 gola për vetëm 7 ndeshje.

Nëse i llogarisim golat e tij me mesatare, atëher i bie që Daku realizon nga dy gola për çdo ndeshje të luajtur.

Sezonin e kaluar dy golashënuesit më të mirë të Superligës, Arb Manaj dhe Blendi Baftiu ndonëse në formë jetësore, nuk i’u afruan as për së afërmi Dakut të këtij sezoni.

Arb Manaj realizonte golin e tij të 14-të në javën e 28 të kampionatit përballë Ferizajt, e në po të njejtën javë numrin e golave të tij në 14 e dërgonte edhe Blendi Baftiu që realizonte hat-trik përballë Dukagjinit.

Nëse i llogarisim golat e tyre, i bie që ata kanë realizuar mesatarisht një gol në çdo dy ndeshje, shumë larg efikasitetit të Mirlind Dakut.

Sulmuesit të Ballkanit i nevoiten vetëm edhe katër gola për të kaluar rekordin e sezonit të kaluar./GazetaOlle/