Manaj vazhdon me formë të lartë, tjetër gol për Barcelonën (Video)

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka vazhduar të shënojë gola për skuadrën e Barcelonës B.

Manaj realizoi në fitoren e Barcelonës B 4:2 në shtëpi ndaj Lagosterës.

Lojtari “kuqezi” shënoi në minutën e 41-të.

Ky ishte goli i tetë i sulmuesit në këtë sezon me “Blaugrana”.