Manaj si një “makineri” golash, Sivasspor i vendos çmimin sulmuesit kuqezi

Rey Manaj vijon ecurinë pozitive në Superligën turke me Sivassporin teksa në ndeshjen përballë Pendiksporin, ia doli të realizonte golin numër 14 në kampionat.

Për performancat e shkëlqyera të sulmuesit shqiptar, foli edhe trajneri i Sivasspor, Bülent Uygun, që zbuloi se për lushnjarin ka interes nga Spanja dhe Franca, ndërkohë që përcaktoi dhe shumën që kërkon klubi për ta lënë të lirë.

“Ka interesim për Manajn nga Franca dhe Spanja. Po ashtu kanë kërkuar informacion për të dhe nga Arabia dhe Katari, ku gjithashtu ka skuadra që e duan. Në fundin e sezonit, ne do të ulemi dhe do të flasim me palët e interesuara dhe më pas do të vendosim.

Në kërkojmë 15 milionë euro për ta lënë, pasi ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe që ka kontratë me klubin. Pa dyshim që do të marrim një vendim në të mirë të të gjitha palëve”.

Rey Manaj po kalon padyshim momentin më të mirë në karrierë. Sulmuesi kuqezi është kthyer në një makineri golash teksa arrin në kuotën e 14 golave, duke u renditur tani në vendin e dytë të shënuesve më të mirë në Superligën e Tuqsië. Vetëm Dzeko ka bërë më mirë se sulmuesi i Sivasspor, me boshnjakun që ka realizuar 18 gola, ndërkohë që në të njëjtën kuotë me 27-vjeçarin kuqezi është dhe Mauro Icardi dhe Thiam.

Batatina: Prishtina nuk tregoi futboll, këto pikë do t’i rikuperojmë në udhëtim

Skena të tmerrshme në ndeshjen Betis-Bilbao: Gjakoset gjyqtarja anësore