Manaj rikthehet përsëri në Serie A, pas përfundimit të aventurës me Spezian

Rey Manaj shënoi 5 gola në Serie A sezonin e fundit me Spezian. Klubi italian vendosi të mos e blinte sulmuesin shqiptar për 2.7 milionë euro. Lushnjari i kombëtares kuqezi, është rikthyer te Barcelona B, klub që zotëron kartonin e tij.

Ofertat nuk mungojnë, teksa një tjetër klub i Serie A po kërkon Manajn. Salernitana, që sezonin e fundit realizoi një fazë të dytë spektakolare duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian, po tenton Joao Pedron për sulmin.

Për lojtarin e kombëtares italiane interesohen edhe klube të tjera dhe drejtuesit e Salernitanës e kanë gati planin B. Ai është Manaj, i cili përfiton 600 mijë euro në sezon, pagë që drejtuesit e klubit nga Salerno nuk e kanë aspak problem ta paguajnë sipas Il Mattino.

Nëse nuk gjendet akordi me Cagliarin në lidhje me Joao Pedron, Salernitana do hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e Rey Manajt. 25-vjeçari ka veshur 30 herë fanellën e Shqipërisë duke gjetur golin në gjashtë raste./SS/

Vedat Muriqi rikthehet në Turqi, te rivali i ish-klubit të tij

Prej 2 deri më 9 korrik në Gjakovë mbahet kampi tradicional