Manaj nuk ka të ndalur, realizon golin e 16-të në Superligën turke (Video)

Rey Manaj nuk ka të ndalur. Sulmuesi 27-vjeçar ka gjetur sërish golin, këtë herë në minutën e 89’, duke i dhënë fitoren minimale 1-0 Sivassporit në sfidën përballë Katagumrukut.

Pas një krosimi nga krahu, Manaj u gjend në vendin e duhur dhe stopoi mirë topin, për ta dërguar në rrjetë dhe nisur festën e tifozerisë vendase.

Ky është goli i 16 i Rey Manajt në Superligën turke, me sulmuesin kuqezi që sheh para vetes vetëm Dzekon e Icardin, që janë shënuar nga 18 gola.

Lojtës Videosh

/SS/

 

Zyrtare: Ardon Jashari transferohet në Club Brugge

Rubin Kazan refuzon miliona euro për Dakun, por e ardhmja e tij pritet të jetë…