Manaj në qiellin e shtatë

Futbollisti Rey Manaj është sikur në qiellin e shtatë, sepse Roberto Mancini ia besoj detyrën si titullar kundër Cagliarit, kur edhe fituan me rezultat 3:0, duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Sulmuesi shqiptar tha se janë shumë të rëndësishëm minutat e tillë në fushë. “Ndihem shumë mirë. Duhet të vazhdoj të punojë që të arrij sa më lartë që është e mundur dhe për këtë të gjithë bashkëlojtarët janë duke më ndihmuar”, ka thënë Manaj për “Rai Sport”.