Manaj kritik pas humbjes në miqësore: Të ulim kokën dhe të stërvitemi shumë

Një rast i artë, i pashfrytëzuar në këmbët e Rey Manajt, që u rikthye te Shqipëria pas më shumë se një viti e gjysmë, por nuk arriti të lërë gjurmë në miqësoren ndaj Kilit.

Duke folur për SuperSport, sulmuesi deklaroi se skuadra nuk arriti të bëjë lojën që kishte përgatitur, teksa bëri thirrje që të punojnë shumë për t’u përmirësuar.

Si ishte ky rikthim në Kombëtare?

Kisha shumë emocione, por edhe ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur. Edhe Kilit duhet t’i japim meritat, pasi është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet të lëmë pas euforinë e kualifikimit në Europian dhe të stërvitemi shumë, për të ndryshuar që në ndeshjen e radhës.

Çfarë nuk shkoi?

Përveç emocioneve, nuk na doli as loja. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përgatitemi për ndeshjen tjetër në Suedi.

U shërbyet shumë pak sot…

E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, por Kili vinte na bënte presing lart dhe na ndau shumë mesfushën nga sulmi. Trajneri do të na tregojë edhe gabimet në video-analizë. Tani duhet të lëmë fjalët dhe të punojmë për t’u përmirësuar që në ndeshjen tjetër.

Kosova udhëton për të shkruar historinë, takohet me Spanjën në kualifikimet për Euro u-19

Broja optimist edhe pas humbjes ndaj Kilit: Gjërat e mëdha vijnë në verë, tifozët dhe skuadra më pritën shumë mirë