Manaj drejt rikthimit te skuadra spanjolle

Pasi ndërpreu kontratën përkohësisht me Watfordin, duke gjetur një gjuhë të përbashkët për të mirën e të dy palëve, Rei Manaj është në kërkim të një ekipi që të mbyllë këtë sezon, i cili deri tani nuk ka shkuar në mënyrën e duhur.

Sulmuesi, i cili për më tepër është edhe i dëmtuar, pritet që të kthehet në fundin e muajit mars me shumë mundësi.

Lajmet nga Spanja bëjnë të ditur se Manaj është pranë rikthimit tek Albaccete, klubi i kategorisë së dytë ku lushnjari ka qenë pjesë përpara disa sezonesh.

Albaccete ndodhet në vendin e gjashtë në kampionat dhe aktualisht në vendin që shkon në “play off” dhe drejtuesit e klubit spanjoll besojnë se shërbimet e 25-vjeçarit mund t’u vijnë në ndihmë për pjesën e mbetur të kampionatit.

Aguero beson fuqishëm te City, fiton bastin e ‘çmendur’

Ivan Balliu harron lëndimin, kthehet për sfidën ndaj Sevillës