Manaj drejt Juventusit

Një shqiptar te Juventusi. Klubi italian ka shprehur interesimin për talentin Rey Manaj, i cili momentalisht luan në skuadrën e Cremoneses.

Sipas “Gianlucadimarzio”, Juve dëshiron ta blejë kartonin e sulmuesit shqiptar, për ta huazuar më pas në ndonjë skuadër tjetër për të marrë përvojë.

Ju kujtojmë që Manaj ishte lidhur me një kalim te Juve edhe në të kaluarën, derisa me Cremonesen e ka mbyllur një sezon shumë të mirë personal. /Olle