Man Utd. arrin marrëveshje me dy lojtarë

Manchester United ka arritur marrëveshje me dyshen Mats Hummels dhe Memphis Depay. Kështu shkruan sot Metro në Angli.

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Hummesl pritet të kushtojë 35 milionë funte, ndërsa anësori i PSV, Depay vlerësohet 20 milionë funte.

Përvec këtyre dy futbollistëve, Unitedi ka bërë gati edhe një shumë të majme për futbollistin e Liverpoolit, Raheem Sterling.