Man United lëshon pikë ndaj Newcastle – De Gea i hero

Manchester United ka marrë një pikë me shumë mund në udhëtim ndaj Newcastle United.

Ndeshja mes Newcastle United dhe Manchester United është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 7’, kur Saint Maximin finalizoi për mrekulli një aksion individual.

Newcastle nuk ruajti dot deri në fund epërsinë dhe në minutën e 70’ pranoi një gol nga Edinson Cavani. Ky i fundit erdhi në ndeshje nga banka rezervë.

Në minutën e 82’, Newcastle pati edhe një mundësi me Maximin, por De Gea ishte aty me një super pritje.

Në nivelin më të lartë spanjolli ishte edhe në minutën e 87’, kur bëri një super pritje tjetër ndaj Almiron.

Newcastle me këtë pikë të fituar shkon në kuotën e 11 pikëve për pozitën e parafundit, derisa Manchester United mbetet me 28 pikë.

Flitej si kandidat i denjë për Kosovës, De Biasi konfirmon të ardhmen e tij

Milionerët e Kategorisë Superiore, mësoni rrogat reale të yjeve në secilin klub