Man City ndalet në shtëpi nga Evertoni

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Evertonit në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas e ka lëshuar një mundësi ideale për t’iu ofruar edhe më shumë liderit, Arsenalit, pasi kanë barazuar në Etihad.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim absolut të vendasve, të cilët përveç se krijuan shumë raste, arritën te shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 24-të me anë të Erling Haaland, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Riyad Mahrez.

 

Në pjesën e dytë, përsëri City ishte skuadër më e mirë, por mysafirët ishin më konkret duke gjetur golin.

Ishte Damarai Gray, i cili shënoi në minutën e 64-të për barazimin 1-1 dhe deri në fund ky rezultat mbeti i pandryshuar.

Pas këtij barazimi, Qytetarët e shohin veten në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Toffes në vendin e 16-të me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, City luan në udhëtim te Chelsea, teksa Evertoni e pret Brightonin. /Telegrafi/

Thirrja që priste Ronaldo por nuk erdhi kurrë – portugezi u ‘detyrua’ ta pranojë ofertën e Al Nassr

Dy skuadra tjera pas Jasharit, e duan në Skoci dhe Gjermani