Man City fiton pa vështirësi ndaj Burnleyt dhe rimerr kreun e Ligës Premier

Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Qytetarët nuk kanë gabuar në ndeshjen e tyre të radhës, pasi kanë marrë fitore në udhëtim te Burnley dhe janë kthyer lider të kampionatit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ishte Kevin de Bruyne, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Për golin e dytë u përkujdes mesfushori tjetër, Ilkay Gundogan që shënoi për 0-2 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

 

Në pjesën e dytë, City ishte përsëri skuadër më e mira, por edhe Burnley pati rastet e veta në kërkim të golit.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë dhe në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Cityt me rezultat 2-0.

 

Pas kësaj fitore, City e sheh veten përsëri në vendin e parë me 73 pikë apo një më shumë se Liverpooli i dyti, ndërsa Burlney renditet i 19-to me 21 pikë. /Telegrafi/

 

 

Prishtina – Liqeni, finalja e Kupës në futsall

Kapiteni i Kobëtares së Kosovës flet për kualifikimet në Euro 2024