Malvina Haziri dhe Yll Kastrati përzgjidhen si Shpresa Olimpike

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpallur listën e “Shpresave Olimpike 2024”, ku janë përzgjedhur 42 bursistë.

Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet.

Sportistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj për gjatë gjithë vitit 2024.

Nga basketbolli janë përzgjedhur dy talentet Malvina Haziri dhe Yll Kastrati, të cilët shihen e ardhmja e basketbollit të Kosovës.

Përzgjedhja e 40 të tillëve është bërë nga komisioni i sportit, pas nominimeve të dërguara nga federatat, ndërsa dy bursistë u shtuan me propozim të Bordit Ekzekutiv.

Kosova aranzhon tri ndeshje miqësore

Kush janë tre kundërshtarët e ardhshëm të Kosovës: Vlerat e tyre, yjet e skuadrës dhe ku ndodhen në renditjen e FIFA-s