Mallorca reagon lidhur me një veprim racist të një tifozi ndaj lojtarëve të Real Madridit

Mallorca ka reaguar të dielën lidhur me një veprim racist të një tifozi të saj pas golit të shënuar nga Aurelien Tchouameni.

Skuadra e Vedat Muriqit ka dënuar veprimin racist të bërë nga një tifoz i ri, e që u kap nga kamerat.
Veprimi ndodhi derisa Tchouameni po festonte golin që e shënoi për Real Madridin. Me golin e tij  Real Madridi fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Mallorcas, të shtunën mbrëma.

Sipas “Marca”, tifozi duket të jetë i mitur, ndërsa ai bëri disa gjeste të majmunit, ndërsa lojtarët e Real Madridit po  festonin. Ishte një tjetër episod i racizmit në futbollin spanjoll. I njëjti tifoz hodhi edhe një shishe uji në fushë.

“Në ndeshjen e djeshme u identifikuan pamje ku një person bën gjeste raciste. Klubi ka aktivizuar protokollin kundër dhunës në futboll dhe po bashkëpunon me policinë për identifikimin e personit në fjalë. Mallorca nuk toleron dhe nuk do të tolerojë asnjë shfaqje raciste dhe merrr pjesë aktive në të gjithë fushatat për çrrënjosjen e kësaj plage që shkon përtej sportit.  Ky është një rast i izoluar që nuk njollos respektin dhe sjelljen sportive të tifozëve tanë”, ka shkruar Mallorca në reagim.

Vojvoda flet pas ndeshjes me Juventusin: Më vjen inat sepse i merituam tre pikë, mungoi goli

Dukagjini dhe Llapi duan të kthehen te fitorja, formacionet zyrtare