Mallorca i del në mbrojtje Muriqit pas penalltisë së humbur dhe kartonit të kuq

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi i bëri të gjitha mbrëmë në ndeshjen kampionale ndaj Elches. 

Ai fillimisht humbi penalltinë, pastaj realizoi gol pikërisht nga penalltia dhe në fund u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Gazeta Olle.

Ishte një natë jo aq e lehtë për “piratin”, megjithatë klubi e ka përkrahur atë pas barazimit 1-1 në udhëtim.

“Ngrite shpirtin, pirat”, ka shkruar Mallorca në rrjetin social “Twitter”.

Kujtojmë se Muriqi ka shënuar katër gola pas tetë javësh në La Ligan spanjolle. /Gazeta Olle/ 

Vëllaznimi i kërkoi tri pikë në tavolinë ndaj Rilindja 1974, ky është vendimi i FFK-së

UEFA planifikon përjashtim për kombëtaren që sfidon Kosovën në grupin kualifikues të Euro 2024