Mallorca e Muriqit udhëton sonte në Estadi Olimpic Lluis Companys, ballafaqohet me Barcelonën

Barcelona – Mallorca hapin javën e 27-të në ligën spanjolle, me katalunasit të cilët vetëm me fitore mund të shtonin presionin te Real Madrid.

Por për të arritur deri te fitorja, duhet të mposhtin skuadrën e Mallorcas, e cila udhëhiqet nga Vedat Muriqi, shkruan Gazeta OLLE.

Pas fitores ndja Gironas javën e kaluar, për Mallorcan janë të detyrueshme pikët, pasi që akoma janë në pjesën e poshtme të tabelës.

Dy skuadrat nuk do paraqiten me formacionet e tyre më të mira.

Për Blaugranët do mungojnë: Alonso, Araujo, Balde, Gavi, Pedri, Torres dhe De Jong.

Ndërsa mungesa do ketë dhe Mallorca, ku pritet të mungojnë Maffeo, Mascarell dhe Valjent.

Ndeshje mjaftë interesante në NBA, vëmendja në Denver

Agim Ademi uron festën ndërkombëtare të gruas, ka një mesazh për të gjitha vajzat që janë pjesë e futbollit