Malisheva ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kontrolluese gjatë qëndrimit në Turqi.
Kosovarët kanë mposhtur me rezultat minimal, 0-1, Lokomotiv Moscow B, shkruan Gazeta Olle.
Golin e vetëm dhe të fitores për bardhekaltrit e realizoi Mërgim Pefqeli.
Malisheva është vetëm njëra nga tetë skuadrat e Superligës së Kosovës, që përgatitjet për stinorin pranveror po i zhvillon në Antalya.
/Gazeta Olle/