Malisheva synon t’ia ndalë hovin Ballkanit, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kampioni i Kosovës është mysafir i malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen nga një seri pozitive prej katër fitoreve radhazi dhe synon të pestën.

Në anën tjetër, formë të mira ka edhe Malisheva e Qëndrim Kidës me dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshjet e fundit, kështu që synon rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Daja ka vendosur t’i pushojë dyshen Lumbardh Dellova dhe Qëndrim Zyba, pasi luajtën me Kosovën së fundmi.

MalishevaGashi; Pira, Kryeziu, Lichina, Veliu; Brruti, Vitija, Mustafa; Ferati, Hoti, Hazrollaj;

BallkaniKoliçi; Thaqi, Halili, Jashanica, Trashi; Limaj, Ismajlgeci; Hamidi, Gripshi, Kryeziu; Berisha;

/Gazeta Olle/

“Rafael Duamena nuk harrohet kurrë”, ish-kapiteni i Egnaties nderohet në “Air Albania”

Ballkani nuk lejon befasi, mposht Malishevën me rezultat komod