Malisheva siguron shërbimet e mbrojtësit të njohur

Azem Bejta është njëri ndër mbrojtësit më të dalluar në futbollin kosovar.

Ai për 18 vite ka mbrojtur stemën e Drenicës, duke zhvilluar paraqitje fantastike e poashtu duke e udhëhequr këtë skuadër pas largimit të Sami Gecit.

Megjithatë, tashmë historisë së tij me klubin nga Skenderaj i erdhi fundi dhe tashmë ai është bërë me skuadër të re.

GazetaBlic Sport ka mësuar se ai tashmë ka arritur marrëveshje me skaudrën e Malishevës dhe mungon vetëm zyrtarizimi nga të dyja palët.

Bejta do t’i mbrojë ngjyrat e kësaj skuadre në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

 

Skuadra kosovare mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Kosova U20 me përbërje të re, synon rezultate pozitive