Malisheva shihet si skuadër favorite ndaj Prishtinës

Malisheva dhe Prishtina do të zhvillojnë duelin e javës së 30-të, përballja e katërt sezonale dhe e 12-ta nga viti 2021.

Malisheva pozicionet e katërta me 12 pikë më shumë se Prishtina e pesta. Në tre duelet paraprake të sezonit, një ka fituar Prishtina dhe dy Malisheva.
Në 11 përballjet prej kur skuadra e Malishevës është inkuadruar në Superligë në vitin 2021, si rrallë ndonjë skuadër tjetër, bardhekaltrit kanë bilanc negativ, me katër fitore, dy barazime dhe pesë humbje me goldallim të barabartë, 17:17.
Nga pesë udhëtimet në Malishevë, Prishtina nuk ka regjistruar fitore, ka dy barazime dhe tre humbje.

Albin Kurti premton 200 milionë euro investime për transformim të infrastrukturës së futbollit

Malisheva dhe Prishtina luajnë për fitore, formacionet zyrtare