Malisheva shënon fitore të thellë në miqësore, katër golat u shënuan nga transferimet e reja

FC Malisheva po qëndron në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku po zhvillon përgatitjet e fundit para fillimit të edicionit të ri. 

Sot, skuadra e Superligës së Kosovës ka zhvilluar miqësore në Strugë ndaj KS Kastriotit, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Arsim Thaqit ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0, ku kanë realizuar katër futbollistë të ndryshëm.

Golat për Malishevën i shënuan Kreshnik Bahtiri, Alban Shillova, Medin Bajrami dhe Alush Gavazaj.

Të gjithë golashënuesit janë futbollistë të ardhur në këtë afat kalimtar te skuadra bardhekaltër. /Gazeta Olle/ 

Llapi mposhtet nga Feronikeli në miqësoren e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”

Zyrtare: Bersant Celina prezantohet tek skuadra turke Kasimpasa