Malisheva ka bërë debutimin në Superligën e Kosovës, duke marrë një pikë ndaj kampionit në fuqi, Prishtinës – pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Golat në këtë takim i realizuan Hasan Hyseni në minutën e 13-të për vendasit, e barazimi erdhi në fund të takimit me anë të Leotrim Bekteshit.
Edhe Dukagjini ka arritur një barazim prej 2-2 në udhëtim te Ballkani.
Dy golat për sukarekasit i realizoi Ermal Krasniqi ( 45′ dhe 53′), ndërsa për klinasit realizuan Arbër Shala në sekondat e fundit të pjesës së parë dhe Ahmed Januzi në të 68-tën.
LIVE / MALISHEVA 1 – 1 PRISHTINA
Përfundon ndeshja.
92′ GOOOOL: Leotrim Bekteshi barazon rezultatin për Prishtinën në minutat shtesë.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
13′ GOOOL: Malisheva kalon në epërsi ndaj Prishtinës, Hasan Hyseni realizon për 1-0 pas një gabim amatoresk nga Vangjeli në mbrojtje.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Bruqi, Pefqeli, H.Hyseni, Stullqaku, M.Hyseni.
Prishtina: Haxho, Vangjeli, Bekteshi, Atanda, Mici, Boshnjaku, Avdyli, Shabani, Kryeziu, Hoti, John.
LIVE / BALLKANI 2 – 2 DUKAGJINI
Përfundon ndeshja.
73′ Ahmed Januzi i Dukagjinit ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër!
68′ GOOOOL: Ahmed Januzi në rastin e tij të vetëm shënon për Dukagjinin dhe barazon në 2-2.
54′ GOOOOL: Ermal Krasniqi i Ballkanit për mrekulli realizon golin e dytë, kalon dy futbollistë dhe realizon gol të bukur për 2-1.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
46′ GOOOOL: Arber Shala shënon për Dukagjinin dhe barazon rezultatin menjëherë në 1-1.
45′ GOOOOL: Ermal Krasniqi realizon në fund të pjesës së parë për epërsinë 1-0 të Ballkanit.
30′ Blendi Baftiu nuk shënon nga penalltia, Muhaxhiri pret për mrekulli.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Ljuljanovic, Ar. Thaqi, Hoxha, Jashanica, As. Thaqi, Gashi, Kuc, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi
Dukagjini: Muhaxhiri, Mërlaku, Dallku, Shala, Kuçi, Basri, Millaku, Shabani, Ahmeti, Mulaj, Januzi
/Gazeta Olle/