Besnik Ferati është transferimi i radhës që ka zyrtarizuar FC Malisheva.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, vjen te Malisheva pas aventurës një vjeçare me skuadrën Pobeda Prilep.
23-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit defensivë, teksa mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes.
Ferati më herët ka qenë pjesë edhe e Partizanit në Shqipëri si dhe Akademija Pandev dhe FC Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Postimi i plotë nga FC Malisheva:
Zyrtare: Besnik Ferati i bashkohet Malishevës
Klubi ju njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Besnik Ferati nga klubi i futbollit Pobeda Prilep i Maqedonisë së Veriut.
Besniku është një lojtar që luan disa pozita në mesfushë dhe pritet t’i sjellë kreativitet dhe agjilitet mesfushës sonë.
Mirë se vjen Besnik!. /Gazeta Olle/