Malisheva prezanton dy transferimet e reja

Malisheva ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli synon t’i shmanget rënies nga elita e futbollit kosovar dhe tanimë ka angazhuar edhe dy futbollist të rinj në radhët e veta.

Mesfushori i njohur kosovar, Florent Avdyli është transferimi i ri i bardhekaltërve.

Emri tjetër që është bashkuar me malishevasit është ai i Faruk Bihorac që vjen nga skuadra maqedonase Fc Sileks.

“Konfirmojmë kompletimin e transferimit të Faruk Bihorac nga klubi Fc Sileks i Maqedonisë së Veriut dhe Florent Avdyli nga FC Drenica”, ka shkruar faqja zyrtare e Malishevës.

Llapi prezanton ish-reprezentuesin e Kosovës U21

Stadiumi i Klinës, dëmet nga vërshimet llogariten mbi 100 mijë euro