Malisheva pësoi humbje të ngushtë nga Struga

Ekipet kosovare janë duke e zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë interesant.

Klubi Futbollistik “Malisheva” është duke qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, aty edhe ku po i zhvillon disa ndeshje kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore.

Malisheva sot është ballafaquar më skuadrën FC Struga Trim&Lum.

Kjo kontrolluese është mbyllur me fitoren e Strugës me rezultatin e ngushtë, 2-1.

Të dy kryetrajnerët patën mundësi t’i testojnë edhe futbollistët e rinj.

Werderi e rrit ofertën për Lirim Kastratin

Ilir Berisha zyrtarizohet te skuadra e re