Malisheva për këndellje, Llapi për fitoren e radhës – formacionet zyrtare

Malisheva dhe Llapi do të përballen në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë.

Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, për faktin se stadiumi ‘Liman Gegaj’ është në rinovim dhe Malisheva po luan jashtë shtëpisë së tyre.

Vendasit kërkojnë këndelljen pas dy disfatave të radhës dhe synojnë të rikthehen te rezultatet pozitve.

Në anën tjetër lideri aktual Llapi synon që të vazhdojnë serinë e fitoreve.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Lichina, Oshafi, Vitija, Brruti, Mustafa, Hazrollaj, Hoti, Nyavedji

Llapi: Avdyli, Selimi, Jashari, Bekteshi, Vokrri, Blakcorri, Krasniqi, Ramadani, Namani, Cobian, Hyseni.

/Gazeta Olle/

E konfirmuar: Valmir Veliu largohet në mënyrë të njëanshme nga Gazientep

Fushë Kosova për befasi, Ballkani për fitoren e radhës – formacionet zyrtare