Malisheva mikpritësja e radhës e projektit ”Girls just want to play football”

Destinacioni i radhës i projektit të FFK-së, i përkrahur me programin e UEFA-s në kuadër të fondit Hat-trick, ”Girls just want to play football”(Vajzat duan vetëm të luajnë futboll) ka qenë Komuna e Malishevës ku morën pjesë 24 shkolla fillore. Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike bashkë me profesorët e Kulturës fizike kishin bërë përgatitjet jashtëzakonisht të mira kur çdo gjë funksiononte në mënyrë të përkryer. Para fillimit ë garave të pranishmit në emër të FFK-së i përshëndeti anëtarja e KE, njëherësh kryetarja  e Komisionit të futbollit të femrave, e cila mes tjerash tha: ”Njëra nga prioritet e strategjisë zhvillimore të FFK-së është futbolli i femrave dhe fatbardhësisht ky projekt ka gjetur mbështetje edhe nga UEFA. Kemi zgjedhur moshat e juaja në mënyrë që të shfaqni talentin dhe dashurinë ndaj futbollit, ndaj shumë nga ju në të ardhmen mund të mbroni ngjyrat e Kosovës dhe të bëni karrierë të bujshme. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që ta përkrahim futbollin e femrave”.  Në emër të Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike të pranishmit i ka përshëndetur sekretari Zymer Telaku. Në ditën e parë u zhvilluan 12 ndeshje ku vajzat shkollare treguan, jo vetëm futboll cilësor, por edhe frymë sportive e entuziazëm dhe dashuri ndaj lojës më masovike në botë. Përderisa sot u zhvilluan 12 ndeshje nesër pritet të zhvillohen edhe ndeshjet tjera preeleminare. FFK për secilin ekip pjesëmarrës ka ndarë pajisje sportive.

Zeneli: Më kanë munguar shumë paraqitjet me Kosovën, shpresoj ta nisim me fitore në Ligën e Kombeve

Del në pah ana e errët e Samuel Eto’o-s me fëmijët e tij