Malisheva me reagim të fuqishëm pas ndeshjes me Llapin: Jemi dëmtuar, do të ankohemi në FFK

Malisheva është mposhtur nga Llapi me rezultat 2-3 në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë.

Vendasit ishin duke udhëhequr 2-0, por Llapi në fund triumfoi me rezultat 2-3.

Malisheva ka reaguar nëpërmjet një komunikate, por edhe ka publikuar disa video ku pretendojnë se janë dëmtuar nga gjyqtarët e ndeshjes.

Klubi bardhekaltër ka paralajmëruar se do të bëj ankesë në FFK.

Njoftimi i plotë nga FC Malisheva (pa ndërhyrje):

REFLEKTIM NGA NDESHJA E SOTME MALISHEVA VS LLAPI

Disa nga momentet kyçe të cilat ndryshuan rrjedhën e lojës dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar

– Na mohohet penaltia nga VAR

– VAR nuk e rikthen ekzekutimin e penaltisë së Llapit edhe pse shihet qartazi se lojtari futet në zonë para se të ekzekutohet penaltia.

– Në vend se të jepet faul në favor tonin, ndëshkohemi me penalti.

– Ndëshkohemi me 7 kartonë gjatë ndeshjes shumica prej tyre për reagim. Kudo në botën e futbollit reagohet ndaj vendimeve të gjyqtarit, te ne ose duhet ta pranosh autoritetin e gjyqtarit me përulësi ose ndëshkohesh.

– Dhe më absurdja jepen 17 minuta lojë shtesë, 14 vetëm në pjesën e dytë. Në një univers normal, bazuar në rrjedhën e lojës nuk mund të jepeshim më shumë se 3 minuta.

Klubi zyrtarisht do të bëj ankesë në FFK lidhur me rrjedhën e lojës së sotme. /Gazeta Olle/

 

Milot Rashica shënon gol spektakolar në humbjen e Besiktasit (Video)

Redon Ismaili, lideri i Gjilanit që po shkëlqen në çdo ndeshje dhe po e ngritë skuadrën e tij në tabelë