Malisheva me reagim të fuqishëm: Gramos Shala, sinonim i referimit të anshëm dhe me tendenca

Malisheva dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.

Vendasve i është anuluar një gol i shënuar nga Alban Shillova, teksa nuk ka munguar reagimi zyrtar nga ana e klubit.

Malishevasit kanë publikuar foto ku shihet qartë që nuk ka të bëjë fare me pozitë jashtë loje teksa kanë akuzuar gjyqtarët Gramos Shala e Isak Cerroviku për dëmtim.

Gjithashtu klubi i ka bërë thirrje FFK-së që të reagoj ndaj këtyre dukurive që po e dëmtojnë futbollin kosovar.

Reagimi i plotë nga FC Malisheva:

REAGIM I KLUBIT NDAJ REFERIMIT TE ANSHEM TE GRAMOS SHALES DHE ANULIMIN E GOLIT TE RREGULLTE NGA REFERI NE VAR ISAK CERROVIKU

Gramosi e Isaku dhe Komedia e Gabimeve

Sot, në ndeshjen Malisheva – Llapi të zhvilluar në kuadër të javës së 18, në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, gjyqtari kryesor i ndeshjes Gramos Shala, që tashmë është bërë sinonim i referimit të anshëm dhe me tendenca, dëmton seriozisht skuadrën tonë edhe me një referim tjetër skandaloz.
Anëshmëria e Gramos Shalës në ndeshjen e sotme dhe anulimi i golit të rregullt nga referi në VAR Isak Cerroviku nuk duhet të jetë një shqetësim vetëm për klubin tonë, duhet të jetë një shqetësim edhe për FFK-në dhe organet e saj, dhe të jenë një precedent për të filluar hetimin e ndeshjes dhe të shqiptojnë ndëshkim disiplinor ndaj këtyre gjyqtarëve që po e lëndojnë dhe kriminalizojnë futbollin.

Imazhi i nxjerrë nga kamerat e VAR-it tregon qartë se goli ishte I rregullt. Të vishë deri në një vendim për të anuluar këtë gol, tregon qartë qëllimin për të dëmtuar skuadrën tonë. Referët e tillë nuk duhet të kenë vend në futbollin tonë ,nëse kemi qëllim për ta avacuar këtë sport
Gramos Shala gjatë tërë ndeshjes nuk e dha asnjë karton për ndërhyrje të pa lejuar, mirëpo i dha gjashtë kartona për shkak të reagimit ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të tij. Anëshmëria e tij e qëllimshme në gjykim tensiononte lojën dhe nxiste reagime.

A po bëhet Gramos Shala imazhi më i shëmtuar i futbollit tonë?

Gramosi dhe Isaku duhet ta kuptoj se futbolli nuk është monopol i tyre, por përgjegjësi dhe detyrë. Të jesh profesionist dhe i pa anshëm në gjykim, përveç se është detyrë dhe përgjegjësi, kërkon edhe integritet personal, moral e dinjitet, tipare që po i mungojnë Gramosit derisa pak i duket sherri që shkakton në fushë po kthehet nga tifozët dhe i shanë paturpësisht, po ashtu shnë edhe njërin nga zyrtarët e klubit. Ai madje e pranon se ka sharë edhe në prezencë të komisionerit të ndeshjes dhe nuk është “pishman” hiq.

I bëjmë thirrje FFK që të reagoj ndaj këtyre dukurive që po synojnë ta dëmtojnë futbollin dhe imazhin e vet federatës. FFK-së do t’I drejtohemi edhe me ankesë zyrtare për referimin e Gramos Shalës dhe Isak Cerrovikut.

Ylli vazhdon shkëlqimin, mposht me tre pikë epërsi Vëllaznimin

Ndodh edhe kjo në ndeshjen e Botërorit, portieri zbret në fushë dhe zëvendësohet pas himnit