Malisheva konfirmon afrimin e Rilind Haziraj

Malisheva ka konfirmuar edhe zyrtarisht që Rilind Haziraj është pjesë e klubit.

Haziraj ishte pjesë e Dritës për shtatë muaj dhe kishte nënshkruar kontratë trevjeqare me Dritën, por tashmë 24-vjeçari ka filluar një rrugëtim të ri me klubin e Malishevës.

Njoftimi i plotë nga Malisheva:

“Konfirmojmë se kemi arritur marrëveshje me FC Dritën për transferimin e Rilind Haziraj.
Rilindi luan si qendër sulmues dhe do të jetë një aset shumë i rëndësishëm në repartin ofanziv.
Mirë se vjen Rilind dhe suksese!” /Gazeta Olle/

Zyrtare: Albin Kapra është përforcimi i parë i Lirisë

Arbër Prekazi kthehet nga lëndimi