Malisheva kompletohet për sezonin e ri, prezanton edhe pesë futbollistë!

Malisheva ka qenë njëra nga skuadra më aktive në afatin kalimtar veror.

Skuadra e inkuadruar për herë të parë në Superligën e Kosovës ka prezantuar edhe pesë përforcimet e fundit para fillimit të edicionit të ri, shkruan Gazeta Olle.

Hasan Hyseni nga A&N, Altin Aliu i cili vazhdon kontratën me klubin, Ilir Mustafa nga klubi sportiv i Ankarasë, Yoan Marc-Olivier nga Istogu dhe Roland Sobowale nga Whitehawk Londër, janë futbollistët e prezantuar nga Malisheva.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi debuton në Superligë pikërisht ndaj kampiones, Prishtinës.

Ndeshja do të zhvillohet të dielen në stadiumin “Liman Gegaj”, me fillim nga ora 17:00.

/Gazeta Olle/

Liridon Latifi zbulon pse vendosi të kthehej në Superiore

Gjyqtari sulmohet nga tifozët në fushë, nxjerr pistoletën dhe qëllon (video)