Malisheva kërkon pikët për Evropën, Gjilani për t’i ikur barazhit – formacionet zyrtare

Malisheva dhe Gjilani do të takohen në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në kuadër të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligë.

Është një sfidë shumë interesante e dy skuadrave që këtë edicion kanë objektiva të kundërta.

Malisheva vazhdon të ëndërrojë për Evropën dhe kërkon tre pikët nga kjo sfidë për tu afruar sa më shumë në tabelë me pozitën e tretë.

Në anën tjetër Gjilani është duke luftuar shumë për t’i ikur pozitës së barazhit dhe kërkon fitoren në ‘Liman Gegaj’.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Velii, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Vitija, Brruti, Ferati, Mustafa, Aliu, Hazrollaj.

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Roganovic, Shehi, Bajrami, Taipi, Shabani, Acka, Basa, Bilalli, Jarovic.

/Gazeta Olle/

Ballkani për tre pikët, Dukagjini për befasi – formacionet zyrtare

Liria pret Prishtinën, formacionet zyrtare