Malisheva ia dedikon fitoren ndaj Gjilanit tifozit që pati probleme shëndetësore

Malisheva arriti të shënojë fitore të rëndësishme në udhëtim te Gjilani, me rezultat 4-3, në xhiron e parafundit të Superligës.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozit të Malishevës, Afrim Dobrunës iu përkeqësua gjendja pas emocioneve dhe diellit të fortë, shkruan Gazeta Olle.

Por, stafi mjekësor i Gjilanit në krye me Arben Bislimin, fizioterapeutet Fisnik Zubakun dhe Genc Rexhepin dhe mjekët e Malishevës Ali Bytyqi dhe Astrit Hoti ia shpëtuan jetën tifozit, pas intervenimit të shpejtë.

Sot, klubi i Malishevës, fitoren e rëndësishme të klubit në luftën për t’i ikur barazhit, ia ka dedikur pikërisht tifozit, Afrim Dobrunës.

Njoftimi i plotë nga FC Malisheva: 

Klubi i dedikon fitoren ndaj Gjilanit top tifozit tonë Afrim Dobruna

Dje, në ndeshjen ndaj Gjilanit, ku FC Malisheva shënoi një fitore shumë të rëndësishme, në fund të ndeshjes tifozi jonë Afrim Dobruna pati probleme shëndetësore si pasojë e entuziazmit, emocioneve dhe diellit shumë të fortë.

Fatmirësisht, gjithçka kaloi mirë dhe shëndeti i tij u përmirësua.

Fitoren ia dedikojmë përzemërsisht Afrimit.

Ne jemi Malisheva – Jemi Familje!

/Gazeta Olle/

Kampi përgatitor i Federatës së Ragbit të Kosovës

Bad News Eagles shënojnë përsëri ngritje në ranglistën botërore