Ballkani i jashtëzakonshëm fiton me përmbysje ndaj Drenicës, Malisheva dhe Gjilani ndahen baras

Kanë përfunduar dy takimet e sotme në kuadër të xhiros së tetë të Superligës.

Ballkani ka arritur fitore të madhe në shtëpi ndaj Drenicës, pas rikthimit senzacional të rezultatit, shkruan Gazeta Olle.

Suharekasit ishin në disavantazh prej dy golave, por kjo nuk i ndaloi të riktheheshin dhe t’i merrnin pikët e plota duke fituar 3-2.

Në duelin tjetër, Malishave priti Gjilanin në shtëpi dhe ndeshja u mbyll pa fitues, 1-1.

Nesës zhvillohen edhe tri duelet e mbetura të kësaj jave.


BALLKANI 3 – 2 DRENICA 

Përfundon ndeshja.

83′ GOOOOOOOL: Armend Thaqi realizon për Ballkanin, përmbyset gjithçka. 

70′ GOOOOOOOL: Rrustem Hoxha barazon shifrat, 2-2 tani. 

61′ GOOOOOOOL: Astrit Thaqi realizon për Ballkanin, dramë e madhe tani në Suharekë.

54′ GOOOOOOOL: Kreshnik Uka dyfishon epërsinë e Drenicës, kësaj radhe nga penalltia.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

25′ GOOOOOOL: Kreshnik Uka realizon super gol dhe kalon Drenicën në epërsi. 

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Baftiu, Thaqi, As. Thaqi, Gashi, Gripshi, Krasniqi, Hoxha, Kuç, Jashanica, Solomon.

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Passamani, Qaqi, Jashari, Dervishaj, Lushtaku, Dos Santos, Avdulli, Uka, Zabergja.


MALISHEVA 1 – 1 GJILANI 

Përfundon ndeshja.

72′ GOOOOOL: Gerhard Progni shënon. Barazon rezultatin nga pika e bardhë.

67′ GOOOOOL: Shënon Marc Olivier, Malisheva kalon në epërsi ndaj Gjilanit.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Stollçaku, Bruqi, Kacolli, Oliver, H. Hyseni, Vitija, Xhaka, Pefqeli.

Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Gomes, Torassa, Hajdari, Dabiqaj, Krasniqi, Useini, Musolli, Hoxha.


/Gazeta Olle/

Nuhiu para derbit me Prishtinën: Djemtë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të zhvilluar një ndeshje të madhe

Përfundojnë ndeshjet në Ligën e Parë me këto rezultate