Malisheva fillon përgatitjet për stinorin pranveror

FC Malisheva i ka rifilluar përgatitjet për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

I pranishëm në stërvitjen e parë ishte edhe presidenti i skuadrës, Driton Morina.

Duke uruar që të kenë kaluar pushime të mira dimërore, ai i inkurajoi lojtarët për vazhdimësinë e sezonit.

“Unë besoj se ky stinor do të jetë më interesant dhe do të na sjellë ndeshje edhe më cilësore dhe emocione të shumta. Kemi bërë përgatitjet e duhura dhe po shpresojmë për një sezon të mbarë, të suksesshëm e me sa më shumë emocione”, u shpreh Driton Morina për faqen e klubit.

Malisheva në këtë edicion synon mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, derisa ndodhet e teta në renditje me 19 pikë të mbledhura.

Nga Pele te Gento dhe Raiola – sportistët dhe njerëzit e sportit që vdiqën në vitin 2022

Ulpiana prezanton Urim Statovcin