Malisheva e motivuar për duelin e radhës: Gjithçka gati për ndeshjen me Dukagjinin

Malisheva shënoi fitore të thellë në duelin e fundit në elitën e futbollit kosovar, duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 4-0. 

Skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj ka mbledhur shtatë pikë në tri duelet e fundit, duke shënuar dhjetë gola dhe duke mos pranuar asnjë, shkruan Gazeta Olle.

Malisheva udhëton nesër drejt Klinës ku do të përballet me Dukagjinin në ndeshjen e xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Do të jetë një ndeshje e luftuar deri në fund, por malishevasit pas fitore në xhiron e fundit shprehen të motivuar dhe të gatshëm për ta dhënë maksimumin në fushë.

Ndeshja Dukagjini – Malisheva zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, me fillim nga ora 13:00. /Gazeta Olle/

Sfida interesante në xhiron e nëntë të Superligës

Feronikeli 74 “blindon” pozitën e parë në Grupin A, Fushë Kosova lider i ri në Grupin B pas fitores në derbi ndaj Ulpianës