Malisheva e ka Diamantin që po e dërgon në elitë

Diamant Shabani është njëri ndër basketbollistët që po shkëlqen në këtë edicion në Ligën e Parë të Basketbollit me skuadrën e Malishevës.

Ai ka një mesatare prej 25-pikëve për ndeshje ndërkohë që në ndeshjen e fundit ndaj Neë Born, realizoi 31 pikë.

Diamanti po e dërgon Malishevën drejt elitës. Kjo skuadër pas javës së 8-të ndodhet e treta me 13-pikë aq sa ka edhe Kastrioti në pozitën e dytë saktësisht Kersan Prishtina, në vendin e parë. “Jemi duke kaluar formë shumë të mirë si skuadër. Jam shumë i kënaqur me paraqitjet që kam bërë deri më tash dhe shpresoj shumë se do të vazhdojë me këtë formë në mënyrë që të arrijmë objektivat që kemi në këtë edicion”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’, Diamant Shabani i njohur si ‘Skafta’. Djaloshi nga Istogu është 24-vjeçar.

di dia kr