Malisheva e filloi shkëlqyeshëm kampionatin, Hyseni: Ne presim që të jemi lartë në tabelë

Përforcimi më i ri i Klubit Futbollistik “Malisheva”, Muhamet Hyseni, po shkëlqen me skuadren në stinorin e ri.

Në një bisedë me Gazeta “Sheshi”, Hyseni ka thënë se ka për synim kryesor t’i ndihmojë ekipit për t’u paraqitur sa më mirë.

“Kemi filluar shumë mirë sezonin e ri dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Ne presim që të jemi sa më lartë në tabelë”, u shpreh ai.

Sulmuesi tutje është shprehur se Malisheva do të bëjnë lojë të mirë këtë sezon dhe do të vazhdojnë ashtu siç e kanë nisur.

“Tifozët shpresoj që t’i bëjmë krenarë me rezultate dhe lojë të mira siç kemi filluar”, ka thënë ai.

20 vjeçari ishte pjesë e KF Llapit për 3 vite, ku edhe fitoi Kupën e Kosovës.

FIFA komenton në faqen e FFK-së pas fitores historike

Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Kosovë – Greqi në “Fadil Vokrri”