Malisheva dënohet nga FFK pas akuzave ndaj Mervan Bejtullahut, Ballkani përfundon në procedurë disiplinore

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 34-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 26-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Malisheva”. Akuzon referin kryesor të ndeshjes Mervan Bejtullahu dhe referët në VAR se janë koordinuar si dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes (në dëm të FC ”Malisheva”). Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Kryetrajneri i FC ”Liria”, Xhengiz Rexhepi. Motivi: Në rrjetin social të tij akuzon klubet se po motivohen për fitore të domosdoshme kundër FC ”Liria”, duke u arsyetuar se nuk kanë ble asnjë ndeshje (që lë të nënkuptojë se të tjerët i kanë ble), por me pengesa të brendshme dhe të jashtme fituam 50 pikë të pastërta si loti, për çka shkel rëndë etikën sportive. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Kryetari i FC ” Liria” , Qemal Krasniqi. Ofendon KF”Rahoveci” dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur ”Bugar”. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Zyrtari i KFF “Malisheva“ , Besim Krasniqi . Në ndeshjen e javës së 17-të të U17 –vajzat KFF “Dukagjni”-KFF “Malisheva “ , në min 37 pas ndëshkimit me karton të kuq direkt të lojtares të KFF Malisheva Albina Berisha, tërheq nga loja skuadrën e tij KFF ”Malisheva” . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Sharri” , Ardit Axhami nr fanelle 1 dhe nr ID 006608M03. Në ndeshjen e xhiros së 28-të të Ligës së Dytë Kek-u-Sharri ndëshkohet me karton të kuq direkt (lojë me dorë jashtë zonës) . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtari i KF “Prishtina “ , Edonis Dragusha nr fanelle 15 dhe nr ID 003190M06 . Në ndeshjen e xhiros së 26 të Superligës së kadetëve Prishtina – Drenica ndëshkohet me karton të kuq direkt (lojë me dorë). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “ Drenica “ , Lulzim Derguti nr ID 009121M64. Në ndeshjen e xhiros së 26 të Superligës së kadetëve Prishtina – Drenica ndëshkohet me karton të kuq direkt (fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ 2 Korriku “ , Venis Havolli nr fanelle 4 dhe nr ID 010545M06. Në ndeshjen e xhiros së 26 të Superligës së kadetëve Gjakova-2 Korriku ndëshkohet me karton të kuq direkt ( ndërhyrje lojtar i fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF” Feronikeli 74 “ ,Erblin Elshani nr fanelle 16 dhe nr ID 003348M05 . Në ndeshjen e xhiros së 28-të të Ligës së Parë të juniorëve Malisheva – KF Feronikeli 74 ndëshkohet me karton të kuq direkt (Prekje me dorë në zonë).Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ulpiana “ , Olti Jashanica nr fanelle 5 dhe nr ID 013784M05. Në ndeshjen e xhiros së 28-të të Ligës së Parë të juniorëve Ulpiana –Podujeva ndëshkohet me karton të kuq direkt (Fyrje ndaj gjyqtarit) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

FC”Liria”. Në min 84, pas shenimit të golit nga ekipi vendas, lojtarët vendas festuan golin afër simpatizantëve të tyre, me ç`rast vije deri te një mosmarrëveshje në mes të lojtarëve të dy ekipeve dhe në këto momente simpatizuesit vendas të Lirisë filluan të hudhin shishe në fushën e lojës dhe në drejtim të lojtarëve të ekipit mysafir. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Liria –Drenasi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Hapje e Procedurës

FC”Ballkani ”. Në minutat 13,29,32,34 tifo grupi ”Xhebrailat”, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir, ndërsa në minutën 39, për të njëjtat arsye referi kryesor e ndërpret lojën për 5 (pesë) minuta dhe kërkon nga përfaqësuesi për siguri që të ndërpriten fyerjet, në të kundërtën duhet të zbrazet tribuna. Të njëjtit edhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa ekipi mysafir po shkonte në zhveshtore kanë vazhduar me ofendime në kor ndaj kryetrajnerit të ekipit të FC”Llapi” Tahir Batatina.Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “ Ballkani “ . Afati datë 19.05.2023 ora 13:00.

Kryetrajnerit të FC ” Liria” , Xhengiz Rexhepi nr ID.028979M82. Në min 84 pas shënimit të golit nga ekipi vendas, hyn në fushën e lojës dhe ofendon lojtarët e ekipit mysafir, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Liria-Drenasi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “ Liria “ Xhengiz Rexhepi . Afati datë 19.05.2023 ora 13:00.

Delegatit të ndeshjes Vushtrria-Kika , Mentor Baliu. Tejkalon autorizimet e delegatit të ndeshjes duke urdhëruar referin kryesor që ta ndërpres ndeshjen derisa të largohet përfaqësuesi zyrtar i ekipit mysafir në tribuna, ndërkohë që nuk kishte ndonjë arsye për këtë veprim. Kur përfaqësuesi zyrtar i KF ”KIKA” tentoj të futet në lokalet zyrtare për plotësimin e protokolit zyrtar të ndeshjes, delegati e urdhëron që të dal jasht dhe e largon nga lokalet zyrtare. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegati Mentor Baliu . Afati datë 19.05.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 17.05.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 17.05.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku

FFK thyen heshtjen dhe lëshon komunikatë për tentim kurdisjen në sfidën Hajvalia – Mitrovica

Tare e mbyll me Lazion, dy klube gjermane e duan për drejtor sportiv