Malisheva aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Skuadrat kosovare po qëndrojnë aktive përkundër ndeshjeve të kombëtareve, që po zhvillohen gjatë këtyre dy javëve.

Malisheva ka aranzhuar ndeshje miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, Rahovecin, shkruan Gazeta Olle.

Takimi do të zhvillohet sot (e shtune), me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Liman Gegaj”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Të dy ekipet e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri në futbollin kosovar.

Malisheva në dy ndeshjet e para ka arritur një fitore dhe një barazim, duke u renditur e para në tabelën e Superligës.

Në anën tjetër, Rahoveci e ka fituar ndeshjen e parë në Grupin A të Ligës së Parë.

/Gazeta Olle/ 

Top 10 Kombëtaret më të vlefshme në botë

Kosovari Arbnor Gecaj, kapiten i Zvicrës U17 në futboll – babai i tij tregon nëse ka pasur komunikim me FFK-në