Maliqi nuk ka frikë: I dua të gjithë trofet

Mesfushori më i mirë i Feronikelit dhe ndër më të dalluarit në Superligë këtë kampionat Behar Maliqi, thotë se me Feronikelin përveq titullit që e kanë afër e do edhe Kupën.

“Jemi vetëm një fitore larg që të arrijmë titullin e kampionit. Edhe rezultatet e kundërshtarëve na kanë favorizuar. E kam ditur që çdo gjë varet nga ne”, tha Maliqi për Gazetaolle.com

Maliqi nuk e shikon suksesin në planin personal sikurse në atë ekipor, ndërsa këkron që me Feronikelin t’i fitoj të dy trofetë. “Sa i përket golave kam shënuar nënë herë dhe mund te jetë sezoni më i mirë. Sa kam qenë pjesë e Prishtinës i kam fituar të gjitha: Kupën, Kampionatin dhe Superkupën. Mendoj për gola është më i miri, por po mundohem me përserit atë sukses edhe në këtë vit, me i fitu të gjitha”, deklaroi Maliqi i cili këtë sukses e sheh si pjesë të trajnerit dhe shtabit teknik që së bashku me kryesinë i kanë kryer të gjitha obigimet.

maliqi