Maliqi: Faleminderit Trepçë, goli për familjen

Mesfushori i Feronikelit, Behar Maliqi, e ka falënderuar Trepçën për mikpritje derisa ka bërë një dedikim special për golin.

“Ishte një ndeshje e baraspeshuar. Loja nuk ishte shumë e mirë, ndikuan fusha jo e mirë dhe fryma që na pengoi. Me rëndësi janë tri pikët. Goli? Ishte goditje e mirë dhe përfundoi në portë. E falënderoj Trepçën për mikpritjen shumë të mirë. Golin ia dedikoj tifozëve të Feronikelit dhe familjes time”, deklaroi Maliqi.
Feronikeli fitoi 1:0 në “Adem Jashari”.